7 shtetas sirianë janë kapur në flagrancë nga policia pasi po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë.
Policia e Dibrës, pas informacionit të marra ngaa qytetarët ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.
Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës. Këta shtetas dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë sl Veriut dhe më pas në një nga vendet e Bashkimit Europian, thuhet në njoftimin e uniformave blu.