Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj, në muajin Gusht në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Mësohet se Kusi ka deklaruar se vrasjen e ka kryer nga pakujdesia.
Kujtojmë se Kusi u vetëdorëzua dy ditë më parë në policinë e Tiranës, ndërsa ndodhet ende në kërkim i vëllai i tij Albano.
Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç u shpallën në kërkim në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa akuzohen për vrasjen e Çelajt. Ata nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi dhe më parë rezultonin të kishin precedent, dhe në mënyrë të çuditshme të liroheshin nga Gjykata.