Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Pistoias në Firence pasi akuzohet për shpërndarje kokaine.
Pas dyshimeve policia italiane ndaloi shqiptarin me iniciale A.M., 34 vjeç ndërsa iu gjendën 34 gramë kokainë e paketuar një peshore elektronike, dhe 10 mijë euro para të thata.
Ndërsa në banesën e tij janë gjetur edhe 20 mijë euro të tjera, të cilat mendohet të jenë siguruar nëpërmjet shpërndarjes së kokainës.