Pas 6 ditësh në agoni ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin e Traumës Andi Makoku, me detyrë shofer i prokurorit Arjan Ndoja.
Maloku së bashku me Prokurorin Arjan Ndoja dhe shtetasin Pëllumb Muharremi, ishin pre e një atentati pranë Mbikalimit të Shkozetit në Durrës.
30 vjeçari kishte vetëm pas kohë që punonte si shofer i prokuorit Ndoja, ndërsa përpara punonte si punonjës policie në komisariatin e Krujës.
Ai mori dy plumba, një në mushkëri dhe një shtyllën kurrizore. Nëna e tij tha në derën e Spitali të Traumës së djali i saj punonte për vetëm 30 mijë lekë të reja.