Dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo.
Gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe komisionin e Vettingut. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë sot kërkesën e gjyqtarit për dorëheqje.
Kujtojmë se Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari te dosja Hakmarrja për Drejtësi, çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj.