Drejtuesi i automjetit “Benz”, ku po udhëtonte prokurori i Durrësit Arjan Ndoji është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranës.
Bëhet fjalë për shtetasin Andi Maloku i cili është sjellë me shpejtësi nga Durrësi, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë dhjetra forca policie kanë rrethuar Spitalin e Traumës.
I plagosuri tjetër Aleksandër Laho, është “i forti i Shijakut” Landi Muharremi, i akuzuar për rrahjen e biznesmenit Faadi Mitri në vitin 2016, i cili u detyrua të largohej nga Shqipëria.