Një aksident i rrezikshëm u shënua së fundmi në aksin rrugon Elbasan-Peqin.
Mësohet se dy automjete janë përplasur në tentativë parakalimi në distancë të shkurtër nga kryqëzimi i rrugës së Cërrikut. Nga kjo përplasje janë plagosur disa persona, të cilët janë shtruar në Spitalin e Elbasanit. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhut faktorët e këtij aksidenti.