Finalizohet operacioni policor “Zavalinë”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, ndërsa janë proceduar penalisht 6 persona.
Në vijim të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, u sekuestruan 3 kamionë që transportonin 70 m3 dru dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, dhe ” Fshehje e të ardhurave”, shtetasit:
- S., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bathës, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru zjarri me mjetin tip kamion.
- A. K., 46 vjeç, pasi në fshatin Gjinar, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.
- D. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Benë, Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.
- A. D., 42 vjeç, XH. P., 42 vjeç dhe A. D., 44 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vendin e quajtur “Guri Kopil” të Njësisë Administrative Zavalinë, janë konstatuar se kishin kryer prerje të paligjshme të pyjeve dhe kishin ngarkuar dru në automjetet e tyre tip kamion, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.