Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për vdekjen e 25 vjeçares Rexhina Debrova, një orë pasi lindi vajzën, gjatë muaj më parë.
Prokuroria e qytetit ka marrë si të pandehur mjekun Ardian Kadefciu, i cili ka qenë një nga dy mjekët që kanë kryer operacionin e lindjes së Rexhina Debrovës.
Vdekja e 25 vjeçares, gjashtë muaj më parë, u shoqëruar me reagime dhe protestat të shumta, si nga familjarët e vajzës por dhe nga opinion publik i cili u sensibilizua me rastin.
Familjarët e 25 vjeçares hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.
Nga rezultatet përfundimtare të autopsisë, vdekja pas lindjes cezeriane e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.
Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi KOAGULIMI është i rralle, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.