Një histori e tmershme ka ndodhur prej vitesh në fshatin Brret të Krujës, në familjen e Xhemal Balliut.
Familja është e përbërë nga katër anëtarë, dy prindërit dhe dy motrat, ndërsa një vëlla ka ndërruar jetë 3 vite më parë në rrethana të paqarta.
Dy motrat, Lindita dhe Dëshira 40 dhe 35 vjeç, janë të strehuara në një banesë të braktisur nga një banor vendas. Të dy motrat janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjellë në jetë edhe disa fëmijë.
Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në një shoqatë bamirësie në Krujë, ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Ndërkohë motra tjetër, Dëshira ka lindur 3 fëmijë, por i kanë vdekur nga pakujdesia.
Lindita endet rrugëve, pa e ditur se ku i kalon netët. Disa herë, policia e ka kthyer në shtëpi.
“Kam ikur nga shtëpia, vijnë i bien derës gjithë natës. Kam dy goca, s’kam burrë.”
Për këtë çështje, kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë në Ministrinë e Punëve Sociale, por nuk është marrë asnjë veprim për t’i larguar nga kjo shtëpi dhe larg këtyre ngjarjeve shokuese.
Kjo është një histori rënqethëse për të cilën asnjë intitucion nuk është përgjgjur, ndonëse familja duhej të ishte prej kohësh e strehuar në institucione rehabilituese.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/474817636777214/