Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë prej një viti në një pjesë të “Unazës së Re” për kauzën e tyre.
Në protestë ka qenë i pranishëm edhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili gjatë fjalimit theksoi se edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nxjerrë se si Rama ka vjedhur qindra milionë euro edhe në rrugën Milot-Balldren, përveç aferës super korruptive në Unazën e Re.
“Ju bëj me dije se vetëm sot KLSH, ka nxjerrur se si është abuzuar me paratë e shqiptarëve, se si Rama ka vjedhur qindra miliona euro nga rrugë të ndryshme, siç është edhe ajo e Milot-Balldren”, ka thënë ish deputeti Balliu.
Banorët mbajnë në duar banderolat “Ky është genocid, mbrojmë familjet tona” si dhe protesta shoqërohet me thirrjet “Rama ik” dhe “Lironi çunat”.