Zyra e postës në Fushë-Bulqizë është grabitur me armë ditën e sotme duke terrorizuar banorët.
Dyshohet është grabitur një shumë prej rreth 200 mijë lekë të reja. Po ashtu nuk dihet identiteti i autorit të grabitjes, i cili ka qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas ka thyer derën e postës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes së zyrës postare.