Një grua nga Mitrovica është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët e policisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Për pasojë një zyrtare policore ka pësuar lëndime trupore dhe i është drejtuar spitalit.
Ndërkohë policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar.