Një maniak 49 vjeçar ka masakruar të dashurën e tij 22 vjeçare, dhe më pas ka sqaruar të gjithë ngjarjen me gjakftohtësi.
Jason Farrell, kaloi një orë duke shkruar dokumentin që pasqyronte krimin, e duke dhënë detaje të tmerrshme se si vrau Sammy Lee Lodwig, 22-vjeç.
22 vjeçarja u gjet e therur me thikë, me plagë në të gjithë trupin dhe e lidhur në shtrat në bodrum.
Farrell u takua me Sammy-Lee kur ajo ishte një vajzë e vogël, ndërsa ai ishte në një lidhje me nënën e saj, Sarah Lodëig. Ata u takuan përsëri vite më vonë kur ajo i kërkoi ndihmë sepse një burrë po e ndiqte, ndërsa më pas filluan të kishin lidhje seksuale.
Ai e kishte lidhur atë me rripat e fustanit që e reja kishte veshur, ndërsa rrëfeu në polici se ishte siguruar që ajo të kishte një vdekje të ngadaltë dhe se ishte siguruar që të mos bërtiste gjatë sulmit.