Pas gjestit fyes ndaj banorëve të Astirit, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borschardt ka kërkuar ndjesë duke u shprehur se është e drejtë e shqiptarëve të protestojnë paqësisht.
Por gratë e gratë e Unazës së Re që protestojnë prej rreth një viti, janë shprehur se nuk e falin ambasadorin për gjestin me gishtin e mesit dje dhe kërkuan shpalljen e tij “non grata”.
“Ambasadori i OSBE është person publik, përfaqësues i OSBE. Kur e bën ambasadori i OSBE çfarë mund të bëjë një person tjetër. Nuk e falim, do bëjmë peticion që të shpallet ‘non grata’. Gratë të reagojnë se janë diskriminuar.
Edhe Presidentit i bëj thirrje publikisht në emër të grave të Unazës së Re që Borschardt të shpallet non grata. Nuk vlen falja e tij, sepse sjellja është në vazhdimësi.
Ne nuk e shamë, thamë Rama ik. Nuk kemi nevojë për ndjesën e tij, ai të zhduket nga Shqipëria”, u shprehën gratë.