Gjykata e Apelit javën e kaluar dha masën “Burgim i përjetshëm” për vrasësin shqiptar Ibrahim Brahimaj të avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos si dhe për dy bashkëpunëtorët e tij, Oldi Dulce dhe Klodian Lekocja.
Ndërkohë Brahimaj ka pozuar nga shtrati i burgut duke pirë cigare dhe me celular në dorë, dhe e ka postuar fotografinë në rrjetet sociale.
“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, shkruajnë mediat greke.