Dëshmi e Marsidës në polici: Në shtëpi piva kokainë, Dritani më kërkonte seks vazhdimisht… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmi e Marsidës në polici: Në shtëpi piva kokainë, Dritani më kërkonte seks vazhdimisht…

19:25 | 11/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Marsida Qatja ka dhënë deklarata kontradiktore për mediat dhe policinë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy netë më parë në banesën e saj ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Hoxhalli dhe mbeti i plagosur shtetasi Bledar Toçi.

Nëna e tre fëmijëve, thotë se Dritan Haxholli e ngacmonte vazhdimisht dhe se muajin e fundit ky i shkonte çdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të.

“Pavarësisht insistimit të Dritanit, unë e kam refuzuar atë. Kohët e fundit, prej rreth një muaji, Dritani është bërë më shumë i bezdisur ndaj meje, duke më ngacmuar gjithmonë. Dritani pothuajse përditë, rreth orës 23:00 ka ardhur pranë banesës sime duke këmbëngulur që të më takonte dhe që unë ta pranoja atë”, tregon Marsida Qatja në polici.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Ajo ka treguar më tej në Polici se ka njoftuar Bledar Toçin, shef i sigurisë në burgun e Durrësit.

“Pasi e mësoi këtë fakt, Bledari më tha: “Pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë” dhe u shpreh duke thënë se sonte do të rrinte vërdallë afër shtëpisë sime. Rreth orës 22:30 Bledari ka ardhur te shtëpia ime, u fut brenda në shtëpi, qëndroi në shtëpi së bashku me mua për rreth 15 minuta dhe doli nga shtëpia dhe më tha “mos u mërzit se do të kthehem përsëri. Desha të theksoj se në momentet që te shtëpia ime ka ardhur Bledari, së bashku me mua në shtëpinë time ka qenë edhe Xhuljo Biturku, të cilin e kam fqinj dhe rri thuajse çdo ditë me mua. Pas pak çastesh që unë isha duke ndenjur në shtëpi së bashku me Bledarin dhe me Xhuljon, te dritarja ka ardhur Dritani, i cili ka goditur dritaren e kuzhinës me tytën e një automatiku që kishte me vete. Në këto momente unë kam ndërhyrë duke folur nga brenda shtëpisë sime dhe i kam thënë Tanit: “Mos bërtit, por hajde brenda”. Në këtë moment Dritani është përgjigjur duke thënë: “Ok, hape derën se po vij”, thotë ajo, teksa shton se Haxholli ka ardhur lart dhe ka thënë: “O Bledar Toçi edhe ti qenke këtu” dhe menjëherë ka qëlluar me automatikun që kishte me vete Bledarin, duke e plagosur atë në pjesën e sipërme të trupit, i cili ka qenë i ulur në karrige”.

Marsida Qatja ka deklaruar në polici se në këtë skenë të përgjakshme ka qenë i pranishëm edhe djali i saj 2 vjeçar të cilin po e vinte në gjumë në divan.

“Pasi e qëlloi për së dyti Bledarin, Dritani u drejtua te djali im i vogël, të cilin unë isha duke e vënë në gjumë në divan dhe u shpreh duke m’u drejtuar mua e duke thënë: “Do të vras edhe djalin tënd”. Dritani e kishte drejtuar automatikun nga djali im dhe në këto momente Bledari ka qëlluar në drejtim të Dritanit me pistoletë. Menjëherë, nga këto të shtëna, Dritani ka rënë në tokë, ku edhe gjeti vdekjen. Pas këtij momenti Bledari ka dalë jashtë dhe më tha: “Po iki për në spital”. Ndërsa unë qëndrova në shtëpi së bashku me Xhuljon, ndërkohë që Dritani kishte vdekur brenda shtëpisë sime. Pasi është larguar Bledari, edhe unë me Xhuljon kemi dalë nga shtëpia në rrugë dhe unë me telefonin tim kam njoftuar policinë”, ka dëshmuar ajo.

Marsida Qatja ka pranuar në dëshminë e saj se është përdoruese e lëndëve narkotike, dhe se atë natë kur ndodhi ngjarja ka pirë kokainë me Xhuljon, por nga ana tjetër thotë se Bledar Toçi nuk ka konsumuar drogë. “Lëndën narkotike që kam përdorur unë sot nuk e kam blerë unë, unë e kam përdorur atë kur pashë që Xhuljo e kishte vendosur në pjatë”, ka dëshmuar Marsida Qatja.

/Shqiptarja.com

Etiketa: Bledar ToçiDritan HoxhallikavajeMarsida Qatjashef i sigurisë në burgun e Durrësit

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Zëri i Amerikës/ Komisioni i Venecias: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës

Zëri i Amerikës/ Komisioni i Venecias: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com