Dy ditë pas sherrit me kryetarin e PS së Durrësit Luan Zaza është shkarkuar nga detyra sekretari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Armand Tragaj.
Këshilli Bashkiak i qytetit u mblodh në orën 17.00 siç ishte paralajmëruar. Sot në fjalën e tij përpara Këshillit Tragaj tha se e kishte kryer detyrën e tij në mënyrë korrekte dhe se shkarkimi i tij ishte luftë e brendshme në struktura.
Por, nuk është marrë parasysh pretendimi i tij dhe në detyrë, siç ishte paralajmëruar, u emërua Dorina Milaj.