Ti qenke dashnori i kësaj?/ Ja si nisi “lufta” në Kavajë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ti qenke dashnori i kësaj?/ Ja si nisi “lufta” në Kavajë

12:47 | 11/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, nga ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli ndodhi për shkaqe xhelozie.

Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur në qafë shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit, Bledar Toçi. Ai nuk ka mundur të japë dëshminë e tij ditën e djeshme, për shkak të gjendjes së rënduar si pasojë e plumbit tejshpues që kishte marrë në qafë. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital me makinën e tij, ndërsa tre të tjerët që ndodheshin në banesë janë larguar prej aty. Sot, ai ka dhënë dëshminë e tij, ku sqaron dinamikën e ngjarjes.

Sipas Bledar Toçit, ai ishte telefonuar nga Marsida Qatja, e cila i ishte ankuar për shqetësimet që i sillte Dritan Haxholli. Ai kishte shkuar mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e saj së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën, siç thotë ai për t’i bërë presion Haxhollit. Kur ky i fundit ka mbërritur në banesë pak pas mesnate ka goditur me forcë derën. Toçi deklaron se ishte ai që i hapi derën dhe në atë moment Haxholli i ka thënë: “Ti qenke dashnori i kësaj, prandaj ajo u nda nga mua?”. Pas kësaj ai hapi zjarr me kallashnikov ndaj Toçit, i cili reagoi menjëherë. Në dëshminë e tij thuhet se ai qëlloi vetëm një herë.

Read more

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.

Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës, kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën, ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha: “Ti qenke dashnori i kësaj, prandaj ajo u nda nga mua?” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur, por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar Bledar Toçi.

Megjithatë policia njoftoi ditën e djeshme se kishte gjetur në vendngjarje 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm që i përkasin pistoletës tip “Glock” dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm që i përket kallashnikovit të Haxhollit. Pra, nga këqyrja e vendngjarjes nga ana e policisë rezulton se Dritan Haxholli ka qëlluar vetëm me një plumb, pasi i është bllokuar kallashnikovi, ndërsa Toçi ka zbrazur të gjithë krehrin me plumba, 16 nga 17 fishekë që mban pistoleta e tij e shërbimit.

Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin. Lidhja ishte ndërprerë, por pavarësisht ndarjes, sipas 30-vjeçares, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka ngulmuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Përplasja me armë ka ndodhur brenda shtëpisë 67 metra katrorë dhe në prani të fëmijës 2 vjeçar të Marsida Qatjas, që fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhej në gjumë në katin e dytë të banesës.

Në vazhdën e veprimeve hetimore policia bëri kontroll në banesën e Bledar Toçit në lagjen 2 në Kavajë, ku u gjetën 7 doza kokaine, doza me sasi afërsisht 4 gramë që pretendohet se i përkasin Benard Toçit, vëllait të Bledar Toçit. Policia ka ngritur dyshime se lënda narkotike shpërndahej në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit dhe në lokalet e natës së Kavajës.

/opinion.al/

Etiketa: Benard ToçiBledar ToçidashnoriDritan HaxhollikavajeluftaMarsida QatjaTi qenke dashnori i kësaj?/ Ja si nisi “lufta” në Kavajë

Të Lidhura

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Para
Premio në rast fitoreje ndaj Turqisë, zbulohet shifra që mund të përfitojnë lojtarët e Kombëtares

Premio në rast fitoreje ndaj Turqisë, zbulohet shifra që mund të përfitojnë lojtarët e Kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com