Digjet në orët e para të mëngjesit të së enjtes makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Makina Range Rover, me targa AA 525 MP, në përdorim nga kryebashkiaku Leli ishte parkuar nga shoferi pranë shtëpisë së tij në momentin e zjarrit.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar dhe një makinë tip Ford, në pronësi të shtetasit B. A., që ka qenë e parkuar pranë. Të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht nga flakët.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje. Deri në këto momente dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.