Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë kohë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra Gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.
Kujtojmë që pak ditë më parë KPK vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Lubonja për shkak se nuk justifikonte burimin e të ardhurave të tij, si dhe udhëtimet e shpeshta drejt SHBA-ve.
Trupi gjykues i KPA i përbërë nga gjyqtarët Ina Rama, Luan Daci, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo vendosi të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja, i cili hyn në fuqi menjëherë.
Lubonja në këtë mënyrë përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.