Bundestagu gjerman ka nisur seancën plenare ku do të vendoset edhe fati i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nëse për shtetin fqinj pritet çelja e negociatave, sa i përket Shqipërisë situata duket e zymtë.
Gjatë fjalës së tij, një prej deputetëve të AFD (Alternativa për Gjermaninë), është shprehur se, vendi ynë ka probleme me kriminalitetin dhe drogën.
Gjithashtu ai i kërkoi Shqipërisë të tregojë rezultate konkrete me reformën në drejtësi.
Ndërsa deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn është shprehur qartë dhe shkurt: “Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë”.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/527938447965921/
/syri.net/