Vijojnë protestat e banorëve kundër projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken ngavepra rrugore.
Nga protesta, ish deputeti i PD, Klevis Balliu komentoi edhe vendimin e djeshëm të Bundestagut gjerman, i cili e çoi në 9 numrin e kushteve për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Ato kushtet flasin qartë, ato tregojnë përgjegjësitë për ata që kanë vjedhur votat, qytetarët shqiptarë, për atë banditë e kriminelë që janë në institucionet e shtetit. Europa kërkon përgjegjësi për ata që kanë vjedhur, për ata që kanë vjedhur votat, e gjithë një për një do të shkojnë të përballen me drejtësinë. Nuk dënojnë Tahirin, bandat, por qytetarët e Unazës e qytetarë të tjerë janë në burgje”, tha Balliu, i cili lëshoi edhe një paralajmërim: “Nuk do ti falim, as ne, as shqiptarët, as PD, ata që kanë kryer krime”, shprehet Balliu.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...