Skandali i prokurorisë/ Donika Prela urdhëron mbylljen e dosjes “Toyota Yaris” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i prokurorisë/ Donika Prela urdhëron mbylljen e dosjes “Toyota Yaris”

15:26 | 24/09/2019
në Kryesore
0

Shtohet dyshimet se dosja hetimore e njohur me emrin “Toyota Yaris” po tentohet të mbyllet, pa u zbardhur mirë se kush qenë përfituesit e 3.5 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka bërë publike sot një shkresë me firmë e vulë të prokurores Donika Prela e cila urdhëron shpënien e çështjes në gjykatë, ende pa u zbardhur mirë skema e funksionimit të grupit mafioz dhe piramida e tij.

Përmes shkresës së protokolluar e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela udhëzon prokurorët e çështjes “Toyta Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve. Por problemi është se kjo ndërhyrje flagrante e kreut të Prokurorisë të krimeve të rënda është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurorinë.

Read more

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Në bazë të këtij ligji, të ndryshuar në frymën e reformës në drejtësi, shefi nuk ka të drejtë ti udhëzojë prokurorët “vartës” për dosje apo persona të veçantë. Një masë e tillë është parashikuar që prokurorët të jenë më të pavarur, dhe sa më larg ndërhyrjeve politike.

Por, Prela e ka shkelur me të dyja këmbët këtë vijë të kuqe. Në letrën që ka botuar gazetarja Lala prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi iu jepet urdhri ta mbyllin dosjen dhe ta çojnë në gjykatë.

Një veprim i i tillë është justifikuar nga Donika Prela me përfundimin e afateve të hetimit.

Por për këtë prokurorët e çështjes mund ti drejtoheshin gjykatës për zgjatje, pasi hetimi, nuk ka vajtur deri në fund, letërporosia e dërguar në Angli ende nuk ka marrë përgjigje, pra nga kjo dosje në sipërfaqe kanë dalë vetëm peshqit e vegjël dhe jo drejtuesit e mëdhenj.

Pas urdhërit të Prelës, prokurorë Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi e kanë zbatuar urdhërin dhe e kanë mbyllur dosjen pa arritur të zbulojnë se kush fshihet pas saj.

Pak ditë përpara se makinat Tayota Yaris të mbushura me para të kapeshin në portin e Durrësit në 24 qershor 2018, Lulzim Basha denoncoi në parlament se ato do të vinin dhe se ishin të lidhura me deputetin socialist Taulant Balla.

Por askush nuk do të arrijë të marri vesh se sa të vërteta ka në këtë akuzë. Pasi Donika Prela që pret gjykimin në shkallën e dytë të vettingut, urdhëroi që çështja të mbyllej me kaq.

Deri më tani të arrestuar për çështjen e bujshme “Toyota Yaris” janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia me vendim të gjykatës kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi. /bw

Image

Etiketa: Donika PrelaDosja "Toyota Yaris"Skandali i prokurorisë

Të Lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

nga 27
12:43 | 01/02/2026
0

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

nga 27
12:37 | 01/02/2026
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

nga 27
12:19 | 01/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Para
Kryemadhi flet pas mbledhjes së aleatëve: Do përfaqësohemi nga ekspertë

Kryemadhi flet pas mbledhjes së aleatëve: Do përfaqësohemi nga ekspertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com