Policia ka arrestuar në Belsh një shtetas i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga autoritet shqiptare me dy vite burg.
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Belsh, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin , kapjen dhe ndalimin e shtetasit: R.Z., 37 vjeç, banues në Belsh.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.