Presidenti i Çekisë Millosh Zeman i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Beograd, gjatë një konference për shtyp ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Kosovën.
Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji ndërsa pret që këtë vendim ta mbështesë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar.
“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen.
Mentar me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, deklaroi presidenti çek.