Arrestohet tre javë pas vdekjes së dy punëtorëve pronari i Skela Syla.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin Petrit Syla, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.