Atletja shqiptare Luiza Gega ka marrë pjesë në Festivalin e Atletikës ISTAF Berlin, duke treguar se është në formë mjaft të mirë.
Gega arriti të regjistrojë kohën 6:00.07 në garën e 2000 metrave me pengesa, që ishte edhe një rekord kombëtar për vendin tonë, ndërsa arriti të fitojë medaljen e bronztë në Berlin.
“Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës time sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mirë. Mezi pres të filloj përgatitjet për Kampionatin Botëror “Doha 2019”. Faleminderit të gjithëve për suportin, do të thotë vërtet shumë për mua”, ka shkruar Luiza Gega në rrjetet sociale pas garës së Berlinit.