Largimi i Rakipit dhe Krastës/ Reagon bordi i News 24: Sulmet, jo profesionale. Ne nuk influencohemi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi i Rakipit dhe Krastës/ Reagon bordi i News 24: Sulmet, jo profesionale. Ne nuk influencohemi

20:05 | 29/08/2019
në Kryesore
0

Pas largimit të dy gazetarëve Ylli Rakipi dhe Adi Krasta nga televizioni i News 24 ka reaguar bordi i këtij televizioni.

Në rrjet është përfolur se largimin e tyre e ka kërkuar kryeministri Rama. Ndërkohë, me anë të një reagimi publik, bordi i televizonit i hedh poshtë këto zëra, duke i cilësuar si sulme jo profesionale.

Bordi sqaron se lëvizja ka ardhur pas një riformatim profesional për sezonin e ri në raport me teknologjinë dhe tregun e audiencës.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Reagimi i plotë:

Lidhur me reagimet ndaj lëvizjeve të sezonit të ri në Neës24, Bordi i këtij televizioni vëren se këto komente dhe kritika në formën e sulmeve burojnë nga logjika joprofesionale dhe nga interesa që nuk janë as të teleshikuesve dhe as të opinionit publik.

Edhe ky sezon i ri, ashtu sikurse sezonet e mëparshme në Neës24, nis me një riformatim profesional, në përputhje me strategjinë tonë si media në kontekstin dinamik në të cilin ndodhet media shqiptare në tërësi, ashtu si edhe çdo media botërore në raport me teknologjinë dhe tregun e audiencës. Neës24 gjatë gjithë këtyre viteve është dalluar për profesionalizëm, diversitet, transparencë, mungesë të çdo lloj censure apo ndërhyrjeje, perfshirje të gjithë ideve, kulturave dhe frymave të gazetarisë dhe jetës publike shqiptare, duke mbajtur dhe i dhënë hapësirë në median tonë profileve të shquara të jetës publike dhe të gazetarisë.

Të gjitha kontratat dhe bashkëpunimet ndërmjet gazetarëve me logot e tyre individuale dhe Neës 24 si logo institucionale, shprehin interesin e ndërsjelltë të të dy palëve. Këto lëvizje të dyanshme kanë vetëm një qëllim: ngritjen e audiencës dhe përfaqësimin e interesit publik dhe teleshikuesve, që mbetet qëllim i përhershëm i Neës24, duke synuar forcimin e mëtejshëm të këtij televizioni në terma të profesionalizmit, ritmit dhe maksimalizimit të audiencës.

Gazetarët e sezonit të kaluar punuan në liri të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje editoriale në hapësirën e tyre, duke përmbushur çdo detyrim kontraktual nga ana jonë. Ndryshime janë bërë, po bëhen aktualisht dhe do të vijojnë të bëhen në ardhmen, por asnjë parti politike apo interes tjetër nga ai i publikut nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë të influencojë vijën editoriale të këtij televizioni.

Sulmet dhe komentet e pabaza në lidhje me këto lëvizje bien ndesh me vetë interesin publik, i cili kërkon të mësojë të vërtetën, të njohë të gjitha pikëpamjet dhe jo instrumentalizimin e mediave apo emisioneve për qëllime të tjera. Reagime të tilla janë të motivuara nga shqetësimi që shkakton faza e re e zhvillimit profesional të Neës 24 dhe e kanë burimin nga lidhjet me interesat e ngushta politike, të biznesit apo të logove të tjera në konkurrencë me ne.

Për shkak të origjinës së tyre të dyshimtë, sulme të tilla nuk e cënojnë aspak aleancën e Neës24 me opinionin publik dhe teleshikuesit. Askush të mos trembet nga vendimet tona, nëse s’ka gjë për t’i fshehur publikut.

Etiketa: bordi i News 24largimi nga televizioniNews 24televizionYlli Rakipi dhe Adi Krasta

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Hakmerret Rama, japin dorëheqjen njëherësh 7 drejtorë në Shkodër

Hakmerret Rama, japin dorëheqjen njëherësh 7 drejtorë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com