Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Lapulec të Mallakastrës.
Mësohet se nga zjarri janë djegur ullishte, shkurre por rrezikohet edhe një fabrikë e vajit të ullirit, po në këtë fshat.
Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse të Ballshit dhe Patosit.