Është vetëdorëzuar në polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari në qytetin e Bilishtit.
Ngjarja ka ndodhur më datë 05.08.2019, ndërsa në polici vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.