Shifra alarmante viktimash raportohen nga Holanda për shkak të të nxehtit afrikan në të gjithë vendin.
Temperaturat arritën kulmin më 25 korrik dhe rezultuan vdekjeprurëse veçanërisht për moshat e treta. Edhe në Belgjikë mbi 100 veta kanë humbur jetën nga temperaturat e larta.
Vala e të nxehtit që përshkoi Europën në korrik ka rezultuar veçanërisht fatale për Holandën, ku si pasojë raportohet të kenë vdekur rreth 400 persona.
Raportohet se vetëm në javën e tretë të korrikut në vend u regjistruan 2,964 vdekje në total.
Numri është 15 për qind më i lartë sesa në një javë normale vere.