Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë të lirë ish-drejtorin e burgjeve dhe ish-deputetin e PS-së, Arben Çuko.
Vendimi për ndryshimin e masësn së sigurisë u mor ditën e sotme. Gjykimi ndaj tij do të vijojë në masën “detyrim paraqitje”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.
Kujtojmë se Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj” ose e ashtuquajtura doosja 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër.
Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.