Pamje skandaloze të një punonjësi të policisë bashkiake të Tiranës qe godet me grushte në bark një grua shtatzënë.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur tek zona e doganes se Tiranes, tek sheshi “Shqiponja”.
Policia bashkiake ka shkuar sot për të vendosur hekura në dyert e një biznesi që paguan taksa për këtë shtet. Pronarët e biznesit kanë reaguar, duke mos lejuar që bashkia tu shkatërrojë atyre biznesin.
Ndërkohë janë krijuar tensione mes banorëve dhe policisë. Në këto momente, një nga policët ka goditur me grushte në bark një grua shtatzënë.