Televizioni Top-channel sapo ka lançuar markën më të re në treg. “Top Awards”, do të jetë një spektakel i ngjashem me MTV Words dhe do të zëvendësojë Top-Fest që ky televizion organizonte çdo vit. Konferenca e parë nga organizatorët e Lori Hoxha, Ledion Liço, Alban Male, Ergys Lubonja dhe Melsi Qirici zbuloi si do te organizohej ky spektakel muzikor . Këngët do të kandidojnë për 12 çmimet e ndryshme që do të jepen. Këngët që do të konkurojnë duhet te kenë mbushur 10 muaj kaledarikë në YouTube, televizion dhe radio.
Përsa i përket moderimit të spektaklit ai këtë vit do të bëhet nga Ledio Liço por synimi është që vetë artistët të bëhen prezantues në të ardhmen e “Top Awards”.
“Kjo ceremoni do të jetë e trajtuar në ngjashmëri me simotrat e saj të “Top fest”. Këtë vit, moderimin e spektaklit do ta bëj unë në dalje shumë të rralla, ashtu si vitin e kaluar. Ndërkohë, vitin që vjen, qëllimi i gjithë stafit është që njëri prej artistëve të moderojë shfaqjen, sepse përveçse këndojnë bukur artistët tanë mund të na surprizojnë edhe në prezantim. Kështu që, me kënaqësi dhe keqardhje, ju them se ky do të jetë viti i parë dhe i fundit për mua që moderoj “Top Aëards”. Artistët tanë janë të kompletuar dhe kanë karizmë, që shkon përtej të kënduarit, ndaj mendoj se mund të bëjnë një punë shumë të mirë”.
Eventi do të mbahet më 24 qershor 2016 në Pallatin e Kongreseve.