Zbardhet rezultati i ekspertizës mjeko ligjore të Ardian Kukës, i cili u gjend i mbytur në bregdetin e Sektorit Rinia pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij Azbije Kuka.
Sipas mjekëve autori është mbytur me vullnetin e tij në det, ku ka pirë ujë me shumicë derisa ka humbur ndjenjat. Më pas dallgët e kanë nxjerrë në breg, ku sipas ekspertizës mjekoligjore ka qenë shumë i fryrë dhe në stomak.
Mjekët thonë se ai vuante nga skizofrenia, dhe kjo mund të ketë qenë dhe një nga shkaqet e krimit të dyfishtë.