Reforma hedh në rrugë policin e infiltruar në grupet mafioze. Ai thotë: Do më vrasin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma hedh në rrugë policin e infiltruar në grupet mafioze. Ai thotë: Do më vrasin!

14:58 | 18/07/2019
në Kryesore
0

Nga Anila Hoxha

“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë, për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për t’më vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete…”.

Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit, njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji, të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjetër, siç autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë. Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover ose agjent i mbuluar. Dhjetra aksione, në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që më pas janë sekuestruar, kriminelë që më pas janë arrestuar.
“Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet të dytë. Për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta… është e vështirë të ta shpjegoj. Kisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte çasti për të blerë ngarkesat, përherë më vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare, të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit.”
Por, pavarësisht kontributit, Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal: “Për shkurtim të funksionit organik”. Është 33 vjec dhe ka dalë në reformë, pasi kishin luajtur ping-pong me të. Nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tek hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë, pastaj undercover dhe së fundmi në Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent undercover, një agjent i lindur për të qenë i tillë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

U spikat që në akademi nga të huajt, mes të cilëve atë dhe disa si ai i trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptarë të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Watson, Sean Mcgowan dhe Roderik Mckenzie.
E ç’rëndësi ka e gjitha kjo! Gjergji, vetëm 33 vjeç ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por, as kjo s’ka rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.
Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin
Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine, ndërsa më pas ulje-ngjitjet i pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij, por edhe një konflikti, në të cilin ai mbeti i plagosur. Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdinë e tij si agjent i mbuluar, ku pas çdo aksioni ai shikonte rezultatet nga këndi i një të panjohuri. Gjergji këmbëngul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë. Për t’u bërë një polic i tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji i doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. Përkundër pritshmërive Gjergji ia tha troç familjes ëndërrën dhe ambicien e tij: “Ëndërra ime ka pesë gërma… POLIC”.

Ai është zotërues i tre gjuhëve; anglisht, greqisht dhe italisht. U diplomua shkelqyeshëm. Por, kjo s’ka rëndësi.
Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic i mirë. As kjo s’ka rëndësi.
Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por, kjo s’ka rëndësi….
Gjergji parashikon se do ta vrasin. Dhe për këtë ka marrë një armë me leje. Se shteti që i shërbeu e ka hedhur lakuriq në duar të kriminelëve që po e kërkojnë. Kjo ka rëndësi.

Etiketa: Alan WatsonAnila Hoxhaartan cukuDo më vrasin!grupet mafiozehedh në rrugëpolici i infiltruarreformaRoderik MckenzieSean Mcgowanundercover

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Artistët- Ramës: Po ra zjarr “aksidental” te Teatri, mund të ndodhë edhe në Surrel!

Artistët- Ramës: Po ra zjarr "aksidental" te Teatri, mund të ndodhë edhe në Surrel!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com