Na ishte njëherë Amerika sot në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na ishte njëherë Amerika sot në Tiranë

16:42 | 18/04/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Ndoshta është vetëm perceptim, ndoshta ka vëmendje të shtuar të publikut dhe më shumë duket sesa është, por kësaj here, ndryshe nga më parë, zgjedhjet në universitete duken shumë më të tendosura. Jo vetëm si një garë mes profesorësh dhe pedagogësh, por gati si një betejë që ka të bëjë shumë më shumë se me karriera vetjake. I gjithë procesi është karakterizuar nga tensioni dhe nervozizmi, por denoncimi dramatik i Berishës për ndërhyrjen në proces të krimit, i ngriti në maksimum temperaturat. Ka nisur një hetim penal, por ai mund të bëhej dhe në universitete të tjera ku kandidatët kanë ballafaquar njëri-tjetrin me lloj-lloj trukesh dhe trikesh që kanë të bëjnë pak me votën që do t’i zgjedhë.

Të shtunën ish-kryeministri akuzoi një emër të njohur të kronikës së zezë si Shullazi se kishte kërcënuar një nga kandidatët për rektor të Tiranës.

Me të njëjtin stil, por kësaj here jo natën, jo në errësirë dhe jo në mënyrë anonime, u kërcënua edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. E kërcënoi paraardhësi i tij. Njëlloj siç kishte bërë dhe nja pesë vjet më parë, në dimrin e ashpër të 2011-ës kur e paralajmëroi se do të ishte ai fajtor për gjithë çfarë do të mund të ndodhte në Tiranë, në ditët e pas 21 janarit.

“Dale, dale se nuk keni parë gjë akoma”. Fraza e famshme e Ramës në Parlament, ditën kur lexonte programin qeverisës përballë një opozite që bërtiste, u lexua prej saj vetë si një kërcënim tipik i kryeministrit. Si revansh. Si hakmarrje për çfarë i kishin bërë personalisht kur drejtonte opozitën. Si një paralajmërim se çfarë do t’i bënte ai opozitës.

Një politikan i djathtë që ka qenë disa herë subjekt i kërcënimeve dhe dhunës nga të tjerë, mbërrin në kulm, kur vetë Ramës i profetizon një fund si Benito Musolini.

Në sallën e Parlamentit dëgjohen shpesh replikat kërcënuese të tipit: Mos e kruaj me mua sepse…! Garda e Republikës në shumë më shumë se një rast ka ndërhyrë për të mbrojtur me trup deputetë që vihen nën kërcënim fizik nga deputetë të tjerë.

Qeverisjet e vendit e kanë shumë të thjeshtë si rregull të besojnë se vetëm shtrëngimi në ekstrem i legjislacionit dhe kërcënimi me burg e gjoba marramendëse mund të edukojë “qytetarin kuturu” shqiptar, të pamësuar me “kravatën” e shtetit në qafë. Burg nëse ndërton pa lejë, burg nëse nuk paguan energjinë elektrike.

Çifte policësh në mbrëmje, edhe në rrugica mes pallatesh në periferi, shëtisin me blloqet e gjobave në dorë dhe shkruajnë e gjuajnë me pasion, njëlloj si përgjuesit e çifteve, makina në kundravajtje. Edhe aty ku nuk i prishin asnjë punë askujt, edhe aty ku tabelat ose mungojnë, ose dhe kur ekzistojnë, janë më absurde se vetë absurdi. E mbushin me epsh fletën e gjobës dhe e ngjisin në xham me shprehjen: parko sërish këtu se sërish këtu na ke!

Në familjet shqiptare nuk është tabu që të luhet me ruletën ruse: E bëre keq? Ta plasa syve! Viktimë nuk janë vetëm fëmijët. Viktimë janë si zakonisht më të dobtit që kërcënohen nga më i forti dhe nga pozita e forcës. Gratë, për shembull.

Eshtë një pamje familjare në rrugë: dy shoferë që gërvishtin makinat në trafik e kanë të thjeshtë formulën që sipas rregullit nga i forti tek i dobti shkon me shkrehjen: Paguaj dëmin ose të morra shpirtin!

Shullazi nuk bën përjashtim nga kjo kulturë kërcënimi. Emri i përmendur nga Berisha si mik i Ramës, kur e djathta ishte në pushtet, raportohej nga media se kishte kërcënuar deputetë socialistë në aktivitetet e tyre politike. Sot, ai është zyrtarisht nën akuzë për zhvatje përmes kërcënimit të një numri biznesmenësh. Por, ai është pjesë e kronikës së zezë. Gjithë rastet e tjera quhen politikë. Ose marrëdhënie “normale” në familje. Ose luftë për të rivendosur autoritetin e shtetit. Aq sa gjithkush mund të ndjehet kaq familjar me kulturën e kërcënimit. Dhe që nuk para bën përshtypje. E kundërta po! Për fat të keq! Por e keqja është drejtëz: ajo zgjatet pafund. Dhe e keqja shkon në ekstrem, nëse kjo kulturë kërcënimi shkon dhe në majë të sistemit arsimor. Nuk ka gjë më të rëndë se dy profesorë – sa për të marrë një shembull – që shihen sy ndër sy si pistolerët e Perëndimit të Egër. Dhe qëllojnë në të njëjtën kohë për të vrarë… shpresën për nesër.

/javanews.al/

Etiketa: Benito MusoliniEmiljano ShullaziLorenc VangjelipedagogëPerëndimi i Egërprofesorëruleta rusetriketruke

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rikthimi i xhufkave në modë (foto)

Rikthimi i xhufkave në modë (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com