Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për shfuqizimin e zgjatjes së afatit hetimor ndaj personit të tij.
Ishte Prokuroria kërkoi të zgjaste me tre muaj afatin e hetimit për Llallën, me argumentin se pret përgjigjen e letër-porosive nga Gjermania.
Llalla pretendonte që Prokuroria ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të hetuar dhe dhënë zgjidhje çështjes së tij, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga gjykata, e cila i ka hapur rrugë organit të Akuzës të vijojë edhe për tre muaj të tjerë hetimet.