Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha e quajti një parodi tragjike procesin e votimeve të ditës së sotme.
Basha është shprehur se, dita e sotme vërtetoi edhe një herë se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Kreu i opozitës pati edhe një premtim për punonjësit në shtet, të cilët kërcënohen me vendin e punës sa herë ka zgjedhje duke u thënë se shumë shpejt do të çlirohen.
“Të dashur bashkëqytetarë, sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85% e votuesve refuzuan votimet moniste. Edi Ramën e bojkotuan sot edhe socialistët. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë. Organizata Rilindja votonte vetë, numëronte, vetë certifikonte vetë. Kjo është një parodi tragjike. Më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin si të ishin një votim i brendshëm në PS ato u karakterizuan nga manipulime masive.
5 për qind e votuesve të regjistruar në votimime të paligjshme moniste refuzuan sot Edi Ramën. Edi Ramën e votuan sot edhe më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Kjo ishte një ngjarje që nuk ndodhte që nga rënia e komunizmit. Organizata socialistte vetë votonte, vetë numëronte, vetë vuloste, që edhe pse votimet ishin të brendshme ne Partinë Socialiste ato u karakterizuan nga manipulimet, kërcënimi për të marrë pjesë, përdorimi publik, votime te shumfishta nga një i njëjti person.
Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda.”, deklaroi Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/870587803306226/