Pak pas mbylljes së votimeve ka reaguar publikisht, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke u shprehur se 85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës.
“Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi “, shprehet ndër të tjera Kryemadhi.
Reagimi në Facebook i Kryemadhit:
85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?
P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi