Votimet në Libohovë mund të quhen të pavlefshme, kjo për faktin se sekretari i KZAZ nr 79, Sami Shameti nuk është banor i zonës.
Neni 32 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë përcakton shumë qartë penalitetet ndaj pjesëmarrjes së sekretarit apo anëtarëve të KZAZ-ve.
Në pikën 2 gërma Ç, është e qartë se sekretari apo anëtari i KZAZ, shkarkohet nga detyra kur nuk është banor i zonës ku zhvillohen zgjedhjet.
Sekretari i KZAZ në Libohovë, është Sami Shameti jurist në Kadastrën e Gjirokastër dhe banues në lagjen “Palorto” në Bashkinë Gjirokastër.