Me dhjetëra shkolla që do të shërbenin si qendra votimi moniste ditën e nesërme, janë kyçur gjatë natës nga Bashkia Shkodër, për të mos lejuar aty zhvillimin e zgjedhjeve njëpartiake.
Sipas medieve lokale janë mbyllur me zinxhirë pothuajse të gjitha institucionet arsimore në varësi të bashkisë së Shkodrës, që janë caktuar si qendra votimi.
Mësohet se rezultojnë të lira vetëm shkollat Shirokë-Zogaj dhe ish 10 korriku.