Pasi dështoi dy herë në përballjen me gjykatën për Krime të Rënda, ish-kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka refuzuar zgjatjen e afateve të hetimit.
Përmes avokatit të tij, Llalla i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho. Ai tha se institucioni i akuzës ka patur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet ndaj tij.
Kërkesa e ish-kryeoprokurorit Llalla do të shqyrtohet në seancën e datës 3 korrik.
Ndaj Adriatik Llallës rëndojnë dyshimet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive.