E diela e vapshme e premierës së cirkut, dita e fundit e qershorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E diela e vapshme e premierës së cirkut, dita e fundit e qershorit

18:23 | 26/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Pandi Laço

Arena e Cirkut kishte filluar të mbushej gjithnjë e më shumë, dhe publiku nuk neglizhonte asnjë moment nga stërvitjet e trupës së saj… Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që spektatorët të kishin një kuriozitet kaq të madh. Ishte gati-gati nj çudi, një epidemi! Që të gjithë njerëzit ngriheshin që me natë e si lugetër drejtoheshin aty ku ishte çadra e cirkut për të ndjekur provat.

Pas një viti trupa do të festonte 30 vjetorin e saj, e me siguri që pas këtij përvjetori do të kishte edhe përvjetorë të tjerë. Akrobatët ishin të sigurt për këtë. E ndjenin se ata ishin më të mirët, dhe vetëbesonin, zor ky popull mund të nxirrte më të talentuar se ata!

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Në fakt, trupa ishte po ajo. Kishte goxha vite që nuk ndryshonte. Kishte mes tyre nga ata që muskujt u ishin flashkur e shikimi i kishte lënë, po ata vazhdonin të ishin pjesë e trupës, sepse nuk jetonin dot pa emocionet që të fal cirku. Kishte pastaj nga ata që kishin bërë kapërcime të çuditshme. Gjimnastë, që kishin kaluar në xhonglerim, apo aktorë që bënin zbutesit e kafshëve. Disa e patën filluar zanatin si amatorë, po sot të jepnin ujë në bisht të lugës. Pastaj ishin më të rinjtë që e kishin filluar këtë zanat që në fëmijëri. Akrobatë të vegjël që sot gëzonin një vend të respektuar në atë trupë.

Për të gjithë, vetëm diçka kishte rëndësi. Të mos humbje arenën, duartrokitjet, dritat e skenës, televizionin, publikun, titujt, rrogën padyshim, dhe ca privilegje të tjera të padukshme.

Trupa ishte po ajo, edhe shfaqja gjithashtu. Ndryshonte vetëm titulli e posteri i saj!

Si gjithnjë në fillim dilte kllouni, i gjatë, karizmatik, me ca veshje të çuditshme e të pazakonta për një shfaqje cirku. Pas tij dilte një tjetër, pak më i shkurtër . Loja për të qenë epiqendra e shfaqjes ishte thelbi i intrigës që mbante të mbërthyer spektatorët. Njëherë I gjati, ja punonte më të shkurtërit, njëherë më I shkurtri ja hidhte me të gjatit. Sa herë I gjati ja fuste të shkurtrit, gajasej, dhe turma gajasej më shumë. I shkurtri fillonte të qarravitej. Më pas I shkurtri me një trik e bënte të gjatin të mekej. Turma brohoriste dhe bënte tifozllëk për të. Si gjithmonë, pas këtij skeçi, të dy përqafoheshin e dilnin së bashku nga arena. Ndonjëherë edhe kur dilnin i vinin strekëmbsha njëri-tjetrit për të krijuar idenë që sherri vazhdon edhe pas kuintave. Ata dilnin shpesh në intermexot mes numrave.

Pas tyre dilnin xhonglerët. Dikush me birrila, dikush me topa, e dikush me rrathë. Përgjithësisht tre e tre- përballë. Secili me mjetet e veta, pastaj fillonin e i këmbenin me njëri- tjetrin. Këmbenin birrilat, topa ping-pongu e tenisi, rrathë. Ndonjëherë grindeshin kush e kush të bënte protagonistin në skenë.

Pastaj dilnin përsëri kllounët! Ata prezantonin pjesën më atraktive. Atë të magjive. Njëri prej prestigjatorëve nxirrte ca letra nga dosjet, që pas pak i transformonte në para. Po po… në dollare e euro. Një iluzioniste tjetër e mbyllte kolegun me dryn në një kafaz me hekura. Pastaj e mbulonte kafazin me një copë mëndafshi. Kur e hiqte copën, kolegu ishte zhdukur… Papritur, i zhdukuri shfaqej mes spektatorëve. Çudi e madhe… I njëjti numër që luhej prej vitesh, e publikut i vinte të plaste që nuk arrinte të kuptonte trukun.

Ja dhe akrobatët. Akrobacia ishte një zanat që s’mund të fillohej në moshë të madhe. Kështu trupa e cirkut i rekrutonte talentet që fëmijë të vegjël. Flitej që fëmijët kishin patur instruktorë të huaj. Fëmijët janë si brumi, janë elastikë. Por janë me egoistë se të rriturit. Ata që kanë dhunti ecin dhe bëhen artistë me nam.

Po numrat me kafshët? Zbutësit kishin vite që merreshin me to. Në fakt me ta kishte ndodhur një dukuri e çuditshme… Kafshët kishin përfituar ca cilësi të mira, por zbutësit kishin përfituar më të keqijat e kafshëve… Ishin egërsuar, I rrihnin qëniet e shkreta me kamzhik, nuk u jepnin të hanin, i shpërblenin pak… Qentë përgjigjeshin ushtrimeve matematikore psh një e një që bëjnë dy me lehjet e tyre dhe merrnin nga një karamele. Por numri i qenve konsiderohej një numër suksesi. Bashkë me qentë ndonjëherë përfshihej dhe publiku…

Publiku ishte mësuar me të gjitha këto numra. Asgjë e re nuk ndodhte. Po ata nuk mungonin të bënin sehir. Gjithnjë paguanin për këtë shfaqje. Madje çmimin e biletës, sa vinin e shtrenjtonin. Po më shumë argëtoheshin vetë akrobatët. “Sa budallenj! Kanë gjithë jetën që shohin të njëjtat numra e nuk mërziten! Publik i trashë”

Data e premierës së madhe po afronte. Parashikohej një e dielë e vapshme, meqë ishte dita e fundit e qershorit. Me një korrik akrobatët zakonisht merrnin pushimet. Nëse premiera do të kishte sukses të madh, shfaqjet vazhdonin. Kaq gjë ata mund ta bënin për publikun. Publiku ishte dobësia e tyre e madhe. Për ta ja vlente sakrifica. Madje dhe anullimi i pushimeve!

Etiketa: arena e cirkute dielei gjatii shkurtripandi lacopremiere e cirkut

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Shpërndanin drogë, kapet agjenti i Policisë dhe 3 të tjerë

Shpërndanin drogë, kapet agjenti i Policisë dhe 3 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com