Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat kryetarin e Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema.
Mësohet se shoqërimi i tij është bërë pas protestës së organizuar ditën e shtunë, kur në Sarandë shkoi kryeministri Edi Rama, për të zhvilluar një takim elektoral.
Ndërkohë kreut të PD në Sarandë i është komunikuar se do të ndiqet penalisht për veprën penale “tubim i paligjshëm”.