Gjykata e Shkodrës ka dhënë në këto momente masën e sigurisë për 5 të ndaluar për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-në Nr.3 në Shkodër ku protestuesit dogjën materialet zgjedhore në ambiente e një shkolle.
Për punonjësin e Bashkisë Shkodër, Alfred Nikolli dhe shtetasin Gentian Bytyqi Gjykata dhe masën e sigurisë 30 ditë burg.
Ndaj Adi Garucit dhe Aleks Ndoj u dha masa “arrest shtëpie”, ndërsa i mituri Orlando Thepi me detyrim paraqitjeje.