Sonte në orën 20:00 do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në qytetin e Kavajës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ish-kryeministri Berisha në një postim në Facebook bashkangjitur me një video. Dyshohet se qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike do të shkojnë për të çliruar KZAZ-në e këtij qyteti nga materialet zgjedhore
“Kavaja në shtetrrethim! Kryengritësit e saj në kembe! Edvin largo urgjent narkobanditët nga Kavaja. Rama ik! Fitore! Sb” shkruan Berisha.
Ndërkohë që në video dallon mbishkrimi
“Nuk na trembi Enver Hoxha, Ramiz Alia jo që jo! Nuk na plas te ti o Sandër Lleshi. Kavaja 1990-2019. Sonte në orën 20.00”
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/850636195301873/