Pas takimit të sotëm me kreun e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se në këtë mledhje u mor vendimi për vijimin e protestave të opozitës.
Shehi shtoi se ato pritet që të mbahen pas vendimit që do të japë Këshilli i Europës për negociatat me Shqipërinë që nënkupton se mund të mbahen pas datës 18 Qershor.
“Ne po bëhemi gati për një miting tjetër të madh, në Tiranë, do të presim rezultatin e Shqipërisë për negociatat dhe protestat do të rifillojmë. 6 vite nuk i jemi afruar as edhe një milimetër Europës. Nga e hëna dhe mbrapa ne do të kemi lajme të reja”, u shpreh Shehi pa dhënë më shumë detaje.