Roland Bartetzko, ish ushtar i Ushtrisë Gjermane, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Këshillit Kroat të Mrojtjes, i cili ka shërbyer dhe ka luftuar vullnetarisht në Bosnje dhe Kosovë. Përjetimet e luftës ai i ka përmbledhur në një libër. Libri i tij me titull “Frymë Lufte” – mësime nga beteja” është botuar edhe në gjermanisht.
“Që të mundem t’i them vetes ushtar, kështu mendoja atëherë, duhet të luftoja. Ndryshe mund të bëhesha pjesë e një klubi paintball”. Kaq thjesht e përshkruan Roland Bartetzko motivimin e tij për të marrë pjesë në fillim të viteve 90-të në luftërat e Jugosllavisë.